Please enter at least 3 characters.

Luiz Ejlli feston ditëlindjen e 40-të: Kurora më e bukur e një burri nuk është fama, por familja

Luiz Ejlli feston sot, të dielën më 12 korrik, ditëlindjen e tij të 40-të.

Me këtë rast të veçantë, këngëtari ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të ëmbla krah partneres së tij, Kiara Tito dhe vajzës së tyre, Luna Mari.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luizi ka zgjedhur të ndajë një mesazh emocional për jetën, familjen dhe njerëzit më të rëndësishëm për të.

Foto: Instagram

“Jeta më dha shumë arsye për të luftuar… nga ana tjetër më dha edhe arsyen më të bukur për të jetuar”, ka shkruar ai.

Këngëtari është shprehur se çdo arritje ka kuptim vetëm kur mund ta ndajë me njerëzit e tij të dashur, duke vendosur në qendër të mesazhit familjen.

“Kurora më e bukur e një burri nuk është fama por familja, sepse në fund nuk mbeten titujt, por njerëzit që të thërrasin ‘babi’ dhe ‘zemër’”, ka shkruar Ejlli.

Postimi i tij ka marrë urime të shumta nga fansat dhe miqtë, të cilët kanë vlerësuar veçanërisht anën familjare dhe emocionale që artisti shkodran ka shfaqur në këtë ditë të veçantë. /Telegrafi/