Please enter at least 3 characters.

LUFTA

2023/03/Mahmoud-Darwish.jpg

Poezi nga: Mahmoud DarwishPërktheu: Fadil Bajraj

Lufta do të përfundojë. Udhëheqësit do t’i
shtrëngojnë duart njëri-tjetrit. Plaka do të
vazhdojë të presë djalin e saj dëshmor.
Ajo vajzë do të presë bashkëshortin e saj
të dashur. Dhe ata fëmijë do të presin
babanë e tyre heroik. Unë nuk e di
kush e shiti atdheun tonë. Ama e pashë
kush e pagoi çmimin.