Please enter at least 3 characters.

Luana aq e lidhur me Kosovën, gatuan edhe ushqimin e njohur tradicional kosovar (Foto)

2016/05/LuanaVjollca-2.jpg

Luana Vjollca e ka shprehur disa herë hapur simpatinë e saj ndaj shtetit të Kosovës, dhe thotë se i pëlqen shumë ta vizitojë.

Për muaj me radhë është aluduar se vizitat e saj të shpeshta në Prishtinë kanë të bëjnë me lidhjen e saj me Krenar Çoçajn, ish të dashurin e Dafina Zeqirit, por kjo nuk u konfirmua asnjëherë.

Megjithatë, duket se Luana ka filluar ta dashurojë shumë edhe kuzhinën kosovare.

Ajo ka publikuar në Instagram Story një fotografi, ku ka treguar se ka gatuar specialitetin e njohur kosovar flinë, teksa i fton të gjithë fansat për të ngrënë.

"Kush po don fli?", ka shkruar prezantuesja në mbishkrimin e fotos. /Telegrafi/