Please enter at least 3 characters.

LSH: Në Tetovën me 90% shqiptarë janë rikthyer emrat jugosllav e komunist, të cilët nuk i përdor më as Serbia

Lidhjes Shqiptare
Lidhjes Shqiptare
Lidhjes Shqiptare

Lidhjes Shqiptare ka reaguar lidhur me ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë.

"Në Tetovën me 90% shqiptarë janë rikthyer emrat jugosllav e komunist, të cilët nuk i përdor më as Serbia!", thotë këshilltari i LSH-së, Arlind Murtezani në "A2CNN"

Nga atje thonë se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese vjen në vazhdën e vendimeve skandaloze që ka sjellë kjo gjykatë, duke filluar nga shfuqizimi i Ligjit të Balancuesit e deri te tentimi për abrogimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

"Kjo është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe qeverisë aktuale, pasi të gjitha këto çështje kanë qenë të promovuar në platformën e OBRM-PDUKM-së nën moton: “Maqedonia përsëri e jotja.”

Këto vendime nuk kontribuojnë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe as në ndërtimin e besimit ndëretnik, por përkundrazi thellojnë ndasitë dhe cenojnë parimin e barazisë mes qytetarëve", thonë nga LSH./Telegrafi/