Please enter at least 3 characters.

LSDM sot voton për kryetar të ri, Zaev kandidati i vetëm

2017/02/Zaevi-e1490603347486.jpg

Sot në orën 12, në hotelin "Aleksandar Palace" në Shkup do të mbahet kongresi i 22-të i LSDM-së, ku do të votohet për kryetar të ri të partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Pa modesti të rreme apo aktrim demokratike, kandidati i vetëm është Zoran Zaevi, kryetari aktual i LSDM-së dhe ai do të rizgjedhet", thonë nga LSDM.

Gjatë kongresit pritet që Zaev t'u drejtohet bashkëpartiakëve të tij dhe të shpjegojë për hapat e mëtejmë dhe parimet e partisë dhe udhëheqësisë së LSDM-së./Telegrafi/