Please enter at least 3 characters.

LSDM: Shkupi po ngulfatet nga tymi i deponisë "Drislla", pushteti i paaftë për ta zgjidhur problemin

2024/04/LSDM-1.jpg
LSDM
LSDM nesër zgjedh kryetarin e ri

LSDM ka kritikuar pushtetin për zjarrin në deponinë Drislla.

Sipas LSDM-së, Shkupi po ngulfatet, ndërsa Mickoski dhe kuadrot e tij e kanë shndërruar deponinë në bombë ekologjike.

Sipas kësaj partie deponia Drislla dhe Vardarishte, po helmojnë banorët e Shkupit, ndërsa akuzojnë se qeveria nuk ka ndërmarrë asgjë.

“Shkupi me ditë të tëra po ngulfatet nga tymi. Qytetarët po e paguajnë me shëndetin e tyre çmimin e paaftësisë dhe gënjeshtrave të OBRM-PDUKM-së. I lanë deponitë të rrezikojnë të drejtën e njeriut për shëndet dhe jetë. Deponitë helmojnë, ndërsa pushteti është i paaftë për të zgjidhur problemin. As shuarja e deponisë Drislla me ditë të tëra nuk jep kurrfarë rezultatesh”, tha Katerina Canevska Arsovska nga LSDM.