LPM-ja kërkon sqarime nga BE-ja rreth situatës politike në Maqedoni
22/03/2017
Lëvizja Popullore për Maqedoni (LMP) kërkon përgjegjësi nga Bashkimi Evropian (BE) në lidhje me deklaratën e Johannes Hahn dhe tre eurodeputetëve që thanë ''nuk guxoni të luani me zjarr'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo parti kërkon sqarime nëse BE-ja kërkon të formohet një qeveri e re në Maqedoni me çfarëdo çmimi, sipa tyre, edhe me çmimin e pranimit të Deklaratës politike shqiptare që rënon shtetin.
LPM-ja kërkon sqarime nga BE-ja edhe për cilësimin e protestave që janë duke u zhvilluar ditët e fundit, ngjashëm si ato të mëhershmet kur protestonte Revolucioni Laraman./Telegrafi/


