Lopa në Angli bëhet virale, bëhet kinse po fle në kohën e mjeljes
31/03/2023
Një lopë në Angli u bë sensacion në internet pasi u bë kinse ishte në gjumë në kohën e mjeljes.
Doris e cila është pjesë e një tufe prej 200 lopësh, ka grumbulluar 1.5 milionë shikime në mediet sociale, transmeton Telegrafi.
Videoja në TikTok tregon fermerin John Brodie duke u përpjekur ta nxjerrë lopën jashtë në një mëngjes të ftohtë marsi, por lopa refuzon të ngrihet në këmbë, në vend të kësaj mbështet kokën në tokë.
Brodie thotë se pamjet, të cilat ai i filmoi në Reads Farm pranë Newport, treguan se si gjedhi ishte “më shumë si një person se lopë”.
Në video, John dëgjohet duke thënë: “Të gjithë janë duke u bërë gati për mjelje, përveç Doris-it”.
“Doris, zgjohu, po shoh se po lëviz veshët e tu”, i thotë pronari. /Telegrafi/


