Please enter at least 3 characters.

Logoja e 11 vjetorit të Pavarësisë - “Kosova, nder dhe detyrë”

2019/02/51838875-2013132208979521-2846581217141194752-n_1549743998-9593747.jpg

Kosova, me 17 shkurt mbush 11 vjet.

Për nderë të 11 vjetorit të Pavarësisë së shtetit tonë, është bërë publike edhe logoja e cila do të përcjell këtë festë shtetërore.

“Kosova, nder dhe detyrë”, janë fjalët të cilat i mban kjo logo.

Ndërkaq duhet kujtuar se për dhjetë vetorin e pavarësisë, përzgjedhja e logos ishte bërë nga Këshilli Organizativ që është nën patronatin e presidentit të vendit, Hashim Thaçit, e që ishte kritikuar nga shoqëria civile si plagjiaturë.

Pas kritikave, ishte përzgjedhur një logo tjetër e re të cilën për të dëshmuar autenticitetin autorët kishin bërë publike tërë punën praktike sesi kishin ardhur deri te versioni final i saj.

Këtë vjet festa organizohet nën patronatin e Qeverisë së Kosovës.

Për shënimin sa më të mirë të kësaj dite, të dielën e 17 shkurtit 2019, janë planifikuar shumë aktivitete nga institucionet e vendit.

17 shkurti do të nisë me mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, e cila mësohet se është menduar të ketë karakter festiv. /Telegrafi/