Please enter at least 3 characters.

Llapi fiton ndeshjen e parë ndaj Drenicës në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës  

Llapi ka fituar ndaj Drenicës me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Llapjanët e nisën më mirë ndeshjen duke krijuar raste para portës së Drenicës.Kjo iu shpërblye në minutën e 30-të, kur Arbër Bytyqi shënoi për 1-0, për epërsinë e llapjanëve.Pas tre minutash, një harkim i Arbnor Ramadanit u devijua nga mbrojtësi i Drenicës, Antonio Marku, për të përfunduar në rrjetë për 2-0.Pjesa e parë nuk është se solli më shumë, ndërsa në të dytën të dy skuadrat kishin rastet e tyre, por pa sukses.Llapi merr fitore në ndeshjen e parë, duke bërë një hap të madh drejt finales. /Telegrafi/