Please enter at least 3 characters.

Liverpoolit i mjafton barazimi ndaj Arsenalit për të marrë lidershipin në Ligën Premier

2018/11/Shkodran-Mustafi-mane-e1541273031247.jpg
276:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 03: Shkodran Mustafi of Arsenal looks on as Sadio Mane of Liverpool shoots during the Premier League match between Arsenal FC and Liverpool FC at Emirates Stadium on November 3, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka arritur t'i marrë një pikë Arsenalit në Emirates pasi derbi i javës në Ligën Premier përfundoi me rezultat 1-1.

Ishte një ndeshje e mirë dhe me raste nga të dy anët, por në fund nuk dha fitues.

Rastin e parë për gol e kishte Alexandre Lacazette (4'), pastaj edhe Granit Xhaka (16') dhe Henrikh Mkhitaryan (17').

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Sadio Mane shënoi në minutën e 19-të, por goli iu anulua për pozitë jashtë loje. Virgil Van Dijk kishte dy shanse për gol, por Brend Leno nuk lejoi që rrjeta e tij të tundet.

Në minutën e 61-të shënoi James Milaner, ky ishte goli i 50-të i anglezit në 495 paraqitje në Ligën Premier. Van Dijk kishte një tjetër rast në minutën e 75-të, por Leno bëri një tjetër pritje.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Goli i barazimit erdhi nga Alexandre Lacazette në minutën e 82-të, francezi kontrolloi topin në mënyrë fantastike në zonën e rreptësisë dhe në fund mposhti Alissonin.

Një minutë më vonë Sadio Mane rrezikoi portën e Topçinjve, por gjuajta e tij përfundoi jashtë.

(Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Liverpooli renditet në vendin e parë me 27 pikë, me një pikë më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak. Arsenali vazhdon në pozitën e katër me 23 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Reds është kundër Fulhamit, ndërsa Arsenali luan kundër Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/

https://twitter.com/VintageSalah/status/1058794466847399941