Please enter at least 3 characters.

Liverpooli përballet me konkurrencë të fortë nga PSG për Koulibalyn

2020/05/koulibaly.jpg

Liverpooli përballet me konkurrencën nga Paris Saint-Germain nëse ata forcojnë interesin e tyre për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Sipas gazetës L'Equipe, PSG do të përqendrojë vëmendjen e tyre te Koulibaly këtë verë në përpjekjen e tyre për të gjetur një zëvendësim për veteranin Thiago Silva.

Reprezentuesi i Senegalit ka qenë i lidhur me disa nga klubet kryesore të Evropës, përfshirë Liverpoolin dhe Real Madridin, megjithatë klubi francez besohet të jetë favorit.

Pasi është marrë me pronarin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, për marrëveshjet për Edinson Cavani dhe Ezequiel Lavezzi, drejtori i PSG-së, Leanardo, e di se çfarë duhet për të arritur një marrëveshje me klubin italian.

Napoli nuk është i gatshëm të ulë çmimin e kërkuar prej 100 milionë eurosh, pavarësisht efektit që pritet të ketë afati kalimtar shkaku i coronavirusit. /Telegrafi/