Please enter at least 3 characters.

Liverpooli monitoron Chilwellin e Leicester Cityt

2018/10/Chilwell.jpg
259:"LEICESTER, ENGLAND - OCTOBER 06: Ben Chilwell of Leicester City gestures during the Premier League match between Leicester City and Everton FC at The King Power Stadium on October 06, 2018 in Leicester, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli po mban shënime për mbrojtësin e Leicester Cityt, Ben Chilwell.

Klubi anglez është dorëzuar për humbjen e Alberto Morenos në fund të sezonit.

Kjo pasi mbrojtësi spanjoll mbetet pa kontratë në muajin qershor dhe pritet të largohet si lojtar i lirë.

Sipas mediumit britanik The Mirror, Reds do ta mbajnë mbrojtësin deri në verë, ku shpresojnë të gjejnë një zëvendësim.

Ben Chilwell (Photo by Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi anglez i Leicesterit, Chilwell është një objektiv afatgjatë dhe menaxheri Jurgen Klopp njihet si një admirues i madh i tij.

Por, Klopp gjithashtu ka besim të madh në talentin e pabesueshëm të Adam Lewisit, 18 vjeçar, i cili ka bërë hapa të mëdhenj në akademinë e të rinjve në Anfield dhe ka veshur edhe fanellën e ekipit të parë.

"Jam mirë me atë që kam parë deri më tani, por Leicester do të jetë ndryshe. Mesfusha e tyre është me të vërtetë e fortë".

"Mbrojtja e tyre ka luajtur së bashku për një kohë. Chilwell është një lojtar masiv për ta. Ai ka një të ardhme të madhe, duket një talent i madh", ka thënë Klopp. /Telegrafi/