Please enter at least 3 characters.

Liverpooli fiton me vështirësi ndaj Cardiffit dhe mban gjallë gjasat për titull

2019/04/Georginio-Wijnaldum-Liverpool.jpg
319:"CARDIFF, WALES - APRIL 21: Georginio Wijnaldum of Liverpool celebrates as he scores his team's first goal with Jordan Henderson and team mates during the Premier League match between Cardiff City and Liverpool FC at Cardiff City Stadium on April 21, 2019 in Cardiff, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli fitoi në udhëtim te Cardiffi me rezultat 0-2 në xhiron e 35-të në Ligën Premier.

Reds ishin më të mirë, por vendasit i krijuan shumë vështirësi skuadrës së Jurgen Klopp.

Pjesa e parë ishte pa gola, por me raste nga Roberto Firmino (22'), Sadio Mane (31'), Mohamed Salah (34'), Firmino (41') dhe Oumar Niasse (44').

Edhe pjesa e dytë filloi me raste nga Reds, ndërsa goli i parë erdhi nga Georginio Wijnaldum në minutën e 57-të.

(Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Ishte Junior Hoilett që rrezikoi portën e Alisson në minutën e 60-të, ashtu si Sean Morrison në minutën e 65-të, por asnjëri nuk arriti të tund rrjetën e portës mysafire.

Në minutën e 81-të James Milner shënoi nga pika e bardhë për Reds, pasi paraprakisht Salah u rrëzua në zonë.

(Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Liverpooli ngjitet në vendin e parë më 88 pikë, dy më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak, ndërsa Cardiffi renditet në vendin e 18-të me 31 pikë.

Në xhiron e radhës ekipi i Kloppit luan ndaj Huddersfieldit, ndërsa Cardiffi kundër Fulhamit. /Telegrafi/