Please enter at least 3 characters.

Liverpooli e sheh Joao Pedron si zëvendësues të Nunezit, por problem mbetet çmimi i lartë i tij

439:"Brighton and Hove Albion v Manchester United, ManU Premier League 24/08/2024. Goal 2-1 Joao Pedro 9 of Brighton & Hove Albion scores a goal and celebrates during the Premier League match between Brighton and Hove Albion and Manchester United at the American Express Stadium, Brighton and Hove, England on 24 August 2024. Editorial use only DataCo restrictions apply See www.football-dataco.com , Copyright: xNigelxKeenex PSI-20256-0025
23:"IMAGO/Pro Sports Images

Skuadra angleze Liverpool mund të ndryshojë strategjinë e tyre të transferimeve për verën e ardhshme, sipas GiveMeSport.

Raportet sugjerojnë se këtë verë, Reds mund të braktisin ndjekjen e anësorit të AC Milan, Rafael Leao.

Në vend të kësaj, ata po shikojnë sulmuesin brazilian të Brighton, Joao Pedro.

23-vjeçari është duke shkëlqyer në Ligën Premier, por nuk do të jetë aspak e lehtë për Liverpoolin që ta transferojnë atë.

Brighton e vlerëon shumë yllin e tyre, dhe nuk e ka ndërmend ta lë të largohet për më pak se 100 milionë euro.

Këtë sezon, Joao Pedro ka luajtur në 24 ndeshje në të gjitha garat për Brighton, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë shtatë asistime.

Gjithsesi për brazilianin interesim ka shfaqur edhe skuadra tjetër angleze Arsenal. /Telegrafi/