Please enter at least 3 characters.

Liverpooli dhe Klopp e duan transferimin e Carvajalit në verë

2018/03/Dani-Carvajal.jpg
245:"BILBAO, SPAIN - DECEMBER 02: Daniel Carvajal of Real Madrid CF reacts during the La Liga match between Athletic Club and Real Madrid at Estadio de San Mames on December 2, 2017 in Bilbao, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli dhe trajneri i tyre Jurgen Klopp e pëlqejnë jashtë mase mbrojtësin e Real Madridit, Dani Carvajal, të cilin e duan në verë në Anfield.

Gjatë verës mund të ketë probleme serioze për Real Madridin, pasi shumë lojtarë nga formacioni bazë mund të largohet nga Santiago Bernabeu.

I tillë është edhe mbrojtësi spanjoll, Dani Carvajal, i cili pëlqehet në masë të madhe nga skuadrat e mëdha evropiane.

Sipas mediumit Don Balon, Liverpooli dhe trajneri i tyre, Jurgen Klopp janë admirues të mëdhenj të Carvajlit.

Carvajal është njëri nga futbollistët kryesor të Realit në sezonet e fundit (Getty Images)

Trajneri gjerman është shumë i impresionuar me paraqitjet e mira të spanjollit te Reali dhe e do me çdo kusht në Anfield gjatë vrës.

Transferimi i tij mund të jetë i vështirë shkaku që Reali e sheh si shumë të rëndësishëm, por Liverpooli është gati të shpenzoj për shërbimet e tij.

Liverpooli ende ka bilance në plus pas shitjes së Philippe Coutinhos te Barcelona për 160 milionë euro dhe një pjesë e tyre e madhe pritet të shpenzohet për transferimin e Carvajalit.

Sipas këtij mediumi edhe mbrojtësi i krahut të djathtë do të pëlqente një ndërrim ambienti, pasi me Mbretërit ka fituar çdo gjë. /Telegrafi/