Liverpool - Man City, formacionet zyrtare të derbit të javës në Ligën Premier
Liverpooli dhe Manchester City i kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionat.
Reds janë nikoqir të Qytetarëve në ndeshjen derbi të javës së tetë në Ligën Premier, cila zhvillohet në Anfield nga ora 17:30.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp vjen pas një barazimi ndaj Chelseat në ndeshjen e fundit dhe dëshiron t'i kthehet së më shpejt përsëri fitoreve.
Në anën tjetër, ekipi i Pep Guardiolas ka katër fitore radhazi dhe synimi i tyre është të vazhdojnë këtë seri pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Liverpool: Alisson; Gomez, Lovren, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Milner, Henderson; Mane, Firmino, Salah.
Man City: Ederson, Walker, Stones, Laporte, Mendy, Fernandinho, Silva (C), Bernardo, Mahrez, Sterling, Aguero
/Telegrafi/


