LIVE: Turqi 2–0 Kosovë
Përfaqësuesja e Kosovë është mysafire e Turqisë në ndeshjen e katërt të Grupit I, e vlefshme për kualifikimet e botërorit ‘Rusia 2018’. ‘Dardanët’ pas një barazimi në ndeshjen e parë dhe dy humbjeve tjera radhazi kërkojnë që të befasojnë turqit, të cilët janë pretendent për kalimin e grupit së bashku me Kroacinë.
12/11/2016 19:50-Përfundon ndeshja
Turqia ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Përfaqësueses së Kosovës, me golat e shënuara nga Burak Yilmaz (51') dhe Volkan Sen (55').
12/11/2016 19:47-Tre minuta shtesë ka sinjalizuar gjyqtari
12/11/2016 19:44-Turqia kryen zëvendësimet, Kosova ende asnjë
87' Cenk Tosun hyn në vend të golashënuesit të golit të parë, Burak Yilmaz.
12/11/2016 19:42
85' Përdedaj provon të befasoj portierin Babacan me anë të një harkim-goditje, por topi shkon mbi portë.
12/11/2016 19:36-Aksion dhe gol i bukur nga Kosova, por anulohet për pozitë jashtë loje
79' Kosova gjen golin e parë ndaj Turqisë me anë të Muriqit, por gjyqtari anësor ka sinjalizuar pozitë jashtë loje.
12/11/2016 19:33-Zëvendësimi i dytë te Turqia
76' Cengiz Under hyn në vend të Volkan Sen.
12/11/2016 19:29
73' Rast i rrezikshëm i Kosovës, por ndalet goditja e Muriqit, për të shkuar në rivënie këndore.
12/11/2016 19:26
70' Lojë më e mirë e Kosovës në këta minutat pas pranimit të golit të dytë.
12/11/2016 19:22
Goli i Volkan Sen
12/11/2016 19:18-Kosova afër golit
61' Goditja e bukur me kokë të Amir Rrahmanit e mbron portieri Babacan.
12/11/2016 19:16
60' Harkimi i Rashicës për pak sa nuk përfundoi në gol, pas devijimit të topit nga një mbrojtës i Turqisë.
12/11/2016 19:13
Goli i Yilmaz:
12/11/2016 19:13-Turqia thellon epërsinë në 2-0
55' Yilmaz godet shtyllën, ndërsa topin e kthyer e qon në rrjetë Volkan Sen
12/11/2016 19:08-Vjen goli i parë i ndeshjes, Turqia kalon në epërsi
51' Depërtim i mirë i Yunus Malli, i cili asiston për Burak Yilmaz, ku ky i fundit shënon në cepin e poshtëm të krahut të majtë të Ujkanit.
12/11/2016 19:04
Një transparent i hapur nga disa tifozë kosovarë
12/11/2016 19:03-Zëvendësimi i parë në ndeshje
46' Yunus Malli hynë në lojë në vend të Oguzhan Ozyakup
12/11/2016 19:01
46' Fillon pjesa e dytë me Kosovën që nis topin nga gjysma e fushës.
12/11/2016 18:57
Reagimi i Albert Bunjakut pas goditjes së shtyllës nga Valon Berisha
12/11/2016 18:51-Statistikat e pjesës së parë:
Ka përfunduar pjesa e parë takimi mes Turqisë dhe Kosovës.
Në një ndeshje ku te dyja skuadrat goditën nga njëherë shtyllën, kombëtarja turke ka poseduar topin më tepër.
Kombëtarja turke goditi shtyllën përmes Burak Yilmaz, ndërsa përfaqësuesja kosovare goditi shtyllën në kohën shtesë përmes Valon Berishës, i cili mori një pasim të saktë pas një aksion mirë të organizuar prej Vedat Muriqit dhe Milot Rashicës.
Vlen të theksohet se portieri Samir Ujkani ishte në nivel të lartë ku në pesë raste ka treguar shkathtësitë. Ndryshe, analistët turk kanë vlerësuar lartë paraqitjen e Kosovës në 45 minutshin e parë. /Telegrafi/
12/11/2016 18:48-Përfundon pjesa e parë 0-0
12/11/2016 18:47-Shtylla ia mohon golin Kosovës
45+ Aksion i bukur nga Kosova, por pas asistimit të Rashicës, goditja e Valon Berishës shkon direkt e në shtyllën pingule të portierit Babacan.
12/11/2016 18:46
45' Burak Yilmaz afër golit, por goditja e tij me kokë pas harkimit të Gokhan Gonul, shkon pranë shtyllës pingule
12/11/2016 18:44
44' Vjen kartoni i parë i verdhë për Turqinë. Ndëshkohet Burak Yilmaz pas protestave për një rivënie këndore.
12/11/2016 18:40
39' Turqia shumë afër golit, por goditjen me kokë nga afërsia të Volkan Sen e pret portieri jonë Ujkani.
12/11/2016 18:37
37' Enis Alushi bëhet futbollisti i dytë i ndëshkuar me kartonë të verdhë te Kosova, pas ndërhyrjes në Gokhan Gonul.
12/11/2016 18:31-Pritja fantastike e Ujkanit bërë Volkan Senit
12/11/2016 18:30
30' Pritja e katërt e Ujkanit. Mbron goditjen e dënimit të ekzekutuar nga Calhanoglu.
12/11/2016 18:28
27' Kosova i falet Ujkanit, i cili mbron përsëri një goditje të fortë, kësaj radhe gjuajti Hakan Calhanouglu.
12/11/2016 18:26
25' Samir Ujkani bën përsëri mrekullinë në goditjen e fortë të Volkan Sen.
12/11/2016 18:24
24' Vedat Muriqi provon të befasoj me një goditje nga 25 metra, por topi shkon lartë mbi portë.
12/11/2016 18:19
21' Karton i verdhë për Ahmir Rrahmanit, pasi ndërhyri gabimisht ndaj sulmuesit, Burak Yilmaz.
19' Rast i mirë për gol nga Turqia. Pas një harkimi, goditjen e fortë me kokë të Mehmet Topal e mbron portieri Samir Ujkani
12/11/2016 18:12-Koreografia e tifozëve të Turqisë
12/11/2016 18:10
9-10' Valon Berisha lëndohet gjatë një dueli me një futbollist turk, teksa është duke e marr tretmanin nga mjekët e Përfaqësueses.
12/11/2016 18:07
7' Rasti i parë për Kosovën, por Valon Berisha gjuan mbi portë nga distanca, në një kundërsulm që mund të ishte shumë më i rrezikshëm.
12/11/2016 18:05
5' Turqit kërkojnë penallti, por gjyqtari nuk mendon ashtu dhe loja vazhdon
12/11/2016 18:04-Fillon ndeshja
1' Turqia luan e para me topin.
12/11/2016 18:03-Intonimi i himneve nga Kosova dhe Turqia
12/11/2016 18:01-Foto para fillimit të ndeshjes
12/11/2016 17:57-Koreografia e përgatitur nga tifozët turq
12/11/2016 17:46
Lojtarët e Turqisë duke u stërvitur para ndeshjes ndaj Kosovës.
12/11/2016 17:41-Ky është njëri prej golave të shënuara nga debutuesi i sotëm, Benjamin Kololli
Benjamin Kololli është pjesë e skuadrës nga Superliga Zvicerane, FC Lausanne.
12/11/2016 17:33-Këta janë futbollistë rezervë të Kosovës dhe Turqisë
Rezervistët e Turqisë: Muammer Yıldırım, Harun Tekin, Sener Ozbayraklı, İsmail Koybası, Tolga Cigerci, Cenk Tosun, Mehmet Batdal, Cengiz Under, Yalçın Ayhan, Yunus Mallı, Emre Çolak, Kaan Ayhan,
Rezervistët e Kosovës:Adis Nurkovic, Bledar Hajdini, Mergim Vojvoda, Avni Pepa, Besar Halimi, Alban Meha, Leart Paqarada, Eroll Zejnullahu, Fidan Aliti, Bernard Berisha
12/11/2016 17:30-Arda Turan duke u lutur para nxehjes së kombëtareve
12/11/2016 17:27-Legjenda e futbollit turk: Kosova nuk duhet të nënvlerësohet
Sergen Yalcin, legjenda e kombëtares turke, ka folur rreth takimit mes kombëtares turke dhe Kosovës.
“Përfaqësuesja kosovare është e re dhe se është në kërkim të identitetit”, tha ai për TV8, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu ish-futbollisti ka thënë se “nuk do të nënvlerësohet ekipi i Kosovës dhe se nuk do të duhet të merret për bazë rezultati i ndeshjes mes ukrainasve dhe kosovarëve pasi që”, sipas tij, “golat kanë rënë në minutat e fundit”.
12/11/2016 17:22-Atmosferë e zjarrtë në stadium nga Dardanët
Dardanët po tregohen shumë të zhurmshëm para fillimit të ndeshjes. Në këtë video të postuar shihet teksa Dardanët thërrasin "Kosova-Kosova", po ashtu me ndihmën e tifozëve turq, bërtasin edhe "Turqia-Turqia".
https://twitter.com/kosovanfooty/status/797473418908143616
12/11/2016 17:15-Dardanët tashmë kanë filluar festën në stadium
Më pak se një orë na ndajnë nga ndeshja mes Kombëtares së Turqisë dhe Përfaqësueses së Kosovës.
Ky takim luhet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, e cila mbahet në Rusi në vitin 2018.
Takimi luhet në Antalya Arena dhe tashmë tifozët e Kosovës ‘Dardanë’, kanë filluar festën e madhe. /Telegrafi/
12/11/2016 17:13-Granit Xhaka i uron fitore Kosovës dhe Shqipërisë
Turqia do të takohet sot me përfaqësuesen e Kosovës në kuadër të kualifikueseve për botërorin Rusia 2018 në stadiumin Antalya Arena.
Kombëtarja turke ka vetëm dy pikë, përkatësisht një më shumë se përfaqësuesja kosovare pas tre ndeshjeve.
Kjo ka bërë që tifozët turk të kërkojnë shkarkimin e trajnerit e kombëtares turke, Fatih Terim, i cili deri ditë më parë kishte lënën anash yllin e ekipit Arda Turan, transmeton Telegrafi.
Madje, ky i fundit pritet të shkarkohet nëse nuk fiton kundër përfaqësueses së Kosovës.
Ndryshe, ndeshja do të fillojë në ora 18:00, sipas kohës sonë lokale. /Telegrafi/
12/11/2016 17:07-Tifozët kërkojnë shkarkimin e Fatih Terimit!
Kombëtarja turke ka vetëm dy pikë, përkatësisht një më shumë se përfaqësuesja kosovare pas tre ndeshjeve.
Kjo ka bërë që tifozët turk të kërkojnë shkarkimin e trajnerit e kombëtares turke, Fatih Terim, i cili deri ditë më parë kishte lënën anash yllin e ekipit Arda Turan, shkruan fanatik.com.tr, transmeton Telegrafi.
Madje, ky i fundit pritet të shkarkohet nëse nuk fiton kundër përfaqësueses së Kosovës.
12/11/2016 17:05-UEFA konfirmon formacionet zyrtare
Pas publikimit të mëhershëm të Telegrafit nga burimet e veta, tani ka ardhur konfirmimi i formacioneve zyrtare edhe nga UEFA, ku shihet se janë të gjithë futbollistët e njëjtë.
12/11/2016 16:58-Pamje nga zhveshtorja e Kosovës
Në zhveshtoren e Kosovës, tani janë gati edhe fanellat e futbollistëve që do të luajnë, aty shihet fanella e anësorit këmbëshpejtë, Milot Rashica.
12/11/2016 16:47-Formacioni zyrtar i Turqisë
Trajneri i Turqisë, Fatih Terim, ka vendosur të startojë me më të mirët e tij, duke futur në formacionin titullar edhe yjet e kthyer nga suspendimit, Arda Turan dhe Burak Yilmaz.
Turqia:Volkan Babaacan; Gokhan Gonul, Mehmet Topal, Ahmet Calik, Hasan Alikaldirim, Selcuk Inan, Calhanoglu, Arda Turan, Oguzhan Ozyakup, Volkan Sen, Burak Yilmaz
12/11/2016 16:43-Gjest i bukur nga Xhaka, i uron fat Kosovës
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Xhaka ka shkruar se shpreson në një fitore të Kosovës.
“Sot luan edhe Kosova kundër Turqisë. I uroj me zemër sa më shumë fat. Ishalla me fitore, suksese Kosovë”, ka shkruar Xhaka. /Telegrafi/
12/11/2016 16:40-Fatih Terimin e pret shkarkimi nëse nuk fiton kundër Kosovës
Kombëtarja turke ka vetëm dy pikë, përkatësisht një më shumë se përfaqësuesja kosovare pas tre ndeshjeve.
Kjo ka bërë që të shtohet presioni në drejtim të trajnerit Fatih Terim, i cili do të shkarkohet nëse nuk merr tre pikë kundër Kosovës, transmeton Telegrafi.
Madje, edhe nëse fiton kundër ‘Dardanëve’, Terimi për të mbetur trajner i kombëtares do të duhet t[ fitojë edhe në tre ndeshjet e radhës, ku Turqia do të takohet me Finlandën (vendas), Kosovën (mysafir) dhe Ukrainën (mysafir).
12/11/2016 16:38-Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Turqi – Kosovë
Policia turke ka marrë masa të rrepta për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes Turqi-Kosovë.
Takimi i rëndësishëm për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’, mes Turqisë dhe Kosovës ka ngjallur një interesim të jashtëzakonshëm te tifozët turq.
Në stadiumin e Antalyas aty ku do të zhvillohet ndeshja pritet të jenë të pranishëm 32 mijë tifozë aq sa është edhe kapaciteti i tij.
Mirëpo për të shkuar çdo gjë në rregull me organizimin e kësaj sfide janë duke u përkujdesur forcat e rendit në Turqi, të cilat kanë marrë masa që mos të ketë asnjë incident më të vogël.
Siç raportojnë mediet turke, policia ka bllokuar shumë rrugë që çojnë në drejtim të stadiumit dhe se në atë zonë do të lejohen të kalojnë vetëm personat me bileta.
12/11/2016 16:37
‘Dardanët’ kanë arritur para stadiumit duke krijuar një atmosferë fantastike para ndeshjes. Ata do t’i japin përkrahje të madhe Kosovës në ndeshjen që zhvillohet nga ora 18:00.
12/11/2016 16:36
Turqia dhe Kosova do të ndeshen me njëra tjetrën me fillim nga ora 18:00.
Kësisoj vendasit që në këtë rast janë turqit do të veshin fanellat e kuqe në këtë takim.
Kosova edhe në këtë ndeshje do të luajë me fanellat e verdha si ndaj Ukrainës muajin e kaluar.
12/11/2016 16:35-Formacioni i Kosovës në ndeshjen kundër Turqisë
Ka ndryshime në formacionin e paralajmëruar gjatë ditës së djeshme.
Formacioni startues i Kosovës:Ujkani, Përdedaj, Rrahmani, Pnishi, Kololli, Shala, Alushi, Rashica, V.Berisha, Zeneli, Muriqi.


