Please enter at least 3 characters.

Linja 3 e Trafikut Urban proteston para Komunës (Foto)

2017/06/protesta_1498550724-767230.jpg

Linja 3 e Trafikut Urban në Prishtinë kanë filluar një protestë para ndërtesës së Komunës së Prishtinës, kundër kombibusëve ilegal që qarkullojnë në këtë linjë.

Nga ora 8 e mëngjesit kanë filluar protestën, ku kanë parkuar autobusët para komunës së Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Në thirrjen e tyre thuhet “Duam pastrimin e tregut nga taksitë ilegal (kombibusët)!”

Kjo linjë e autobusëve ka paralajmëruar edhe pasagjerët e linjës 3 se nga 1 korriku nuk do të vazhdojnë mujoret e lëshuara nga Trafiku Urban, përfshirë edhe pensionistët.