Limaj viziton për ngushëllime familjen Haradinaj (Foto)
17/06/2018
Zëvendëskryeministri i vendit Fatmir Limaj, ka vizituar familjen e kryeministri Ramush Haradinaj, me rastin e ndarjes nga jeta të babait të kreut të Qeverisë, Hilmiut.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lima përmes një postimi në Facebook.
”Në familjen e kryeministrit Haradinaj për ngushëllime me rastin e vdekjes së Bacës Hilmi!Ramushit, Dautit dhe gjithë familjes Haradinaj u shprehëm ngushëllime për vdekjen e Bacës Hilmi.Lavdi jetës dhe veprës së Bacës Hilmi!I lehtë i qoftë dheu i Kosovës për të cilën kontribuoi e dha gjithçka!Lavdi!”, ka shkruar Limaj. /Telegrafi/


