Please enter at least 3 characters.

Limaj priti ambasadorin Minxhozi diskutojnë për mbledhjen e dy qeverive

2017/10/18-10-2017-ZVKM-1.jpg

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, priti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim është diskutuar për mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive shqiptare, e cila do të organizohet muajin e ardhshëm në Korçë.

Zëvendëskryeministri Limaj dhe ambasadori Minxhozi u pajtuan se të dy shtetet duhet të bëjnë më shumë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani. /Telegrafi/