Please enter at least 3 characters.

Ligji për Marrëdhënie Pune pritet të ndryshojë në çështjen e pushimit të lehonave

2016/01/sektori-privat-nuk-e-p-euml-rballon-pushimin-e-lehonis-euml_hd.jpg

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie me bashkësitë diskutoi për nismën qytetare për ndryshimin e Ligjit për Marrëdhënie Pune, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Propzimi i nismës parasheh që për lehonat të ketë pushim prej 12 muajsh, në vend të 9 muajve të tanishëm. Anëtarët e Komisionit nga radhët e pozitës dhe opozirës u pajtuan se ka nevojë që të hapet një debat në këtë drejtim.

Në emër të 270 qytetarëve që e kanë nënshkruar këtë nismë ka folur Snezhana Kuzmanovska. Ajo është shprehur e kënaqur që propozimi ka mbështetje të gjërë. Mirëpo, nuk është vendosur se kur do të del ky propozim para deputetëve./Telegrafi/