Please enter at least 3 characters.

Liderët politikë kujtojnë sakrificat e betejës së lavdishme të Koshares për liri

Në 26-vjetorin e Betejës së lavdishme të Koshares, liderët politikë e institucional kanë vërë homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku shtoi se kjo ditë është një kujtim i përjetshëm për sakrificën sublime të dëshmorëve.

“Sot me bashkëpunëtorë të LDK-së, por mbi të gjitha me heronjtë të gjallë të betejës Kosharës nderuam një ndër betejat me madhështore të UÇK-së, atë të Kosharës. 26 vite me parë djemtë dhe vajzat më të mira të vendit nisen thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe me këtë nxitën dritën e parë të triumfit të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci. Sot nderojmë 130 martiret e heronjtë e rënë, Agim Ramadanin, Sali Çeku dhe gjithë të tjetër që dhanë jetën për lirin tonë për brezat e ardhshme”, ka thënë ai.

Homazhe ka bërë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Haradinaj derisa vlerësoj lartë figurat e të rënëve për liri, ka thënë se përveç kujtimeve, vendi duhet të punojë fort për të forcuar lirinë e kombin.

“Jemi në vendin ku pushojnë heronjtë e Kosovës Agim Ramadani, Sali Ceku, Xhemail Fetahu, e plotë të tjerë heronjë që benë histori, që e thyen kufirin shqiptaro-shqiptar. Ata që mposhtën regjimin e Millosheviqit, forcat e tij. Ata që i dhanë shpresë lirisë së Kosovës edhe ata që janë themel të lirisë sonë. Besoj që për të gjithë në është ndër të jemi këtu, t'i kujtojmë, t'i nderojmë dhe t’i përjetësojmë jo vetëm në kujtime por edhe në punët që bëjmë të forcojmë lirinë, të forcojmë kombin”, tha ai.

Beteja e Koshares më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë. /Telegrafi/