Please enter at least 3 characters.

Liberta Spahiu rrëfen për takimin me Kemalin në aeroport (Video)

2017/07/libbb-e1500720200619.jpg

Moderatorja e njohur është mësuar që gjithmonë të transmetojë intervista, por kësaj radhe ajo u bë vet pjesë e një interviste.

Spahiu ishte e ftuara e radhës në emisionin "Mirage" ku rrëfeu shumë çka nga jeta dhe karriera e saj.

Ajo tregoi shumë rreth emisionit "Prive", për artistët të cilët i kanë intervistuar, dhe me cilët më pas i kanë shkëputur marrëdhëniet.

Moderatorja seksi nuk la pa komentuar edhe një ngjarje mjaft të përfolur në media, siç ishte ajo e takimit me Kemalin në aeroportin turk, ku u tha se ajo u refuzua nga bashkëshortja e tij për të bërë fotografi.

Por në fakt një gjë e tillë sipas Libertës është krejt e pa vërtetë, dhe ajo e shpjegon ndryshe.

Spahiu tregon se vetëm është takuar dhe s'ka dashur të bëjë fotografi, dhe këtë mund ta dëgjoni në minutazhën 8:13 të intervistës. /Telegrafi/