Please enter at least 3 characters.

Lewis Hamilton për të dytën herë kampion bote

2016/01/lewis-hamilton-p-euml-r-t-euml-dyt-euml-n-her-euml-kampion-bote_2_hd.jpg

Gjatë gjithë sezonit, britaniku ka pasur për rival kolegun e tij te Mercedesi, Nico Rosberg, me të cilin kohë pas kohë i kanë ndërruar pozitat një dhe dy.

Megjithatë, në garën finale, piloti gjerman nuk u tregua i rrezikshëm për konkurrentin e tij dhe lejoi që ai ta fitonte titullin me lehtësi.

Kjo ishte fitorja e 11-të sezonale e 29-vjeçarit dhe e 33-ta në karrierë. Totali i pikëve të tij në këtë sezon është 384.

Hamilton doli i pari në garën e Abu Dhabit, i ndjekur nga pilotët e Williams, Felippe dhe Valtteri Bottas.

“Uau, kampion bote, o Zot, nuk mund të besoj, faleminderit të gjithëve”, ishin fjalët e para të Hamilton në këtë triumf.

Rosberg e përfundoi garën finale në pozitën e 13-të dhe mbeti prapa kampionit në renditjen e përgjithshme të pilotëve (me 317 pikë).

Kjo është hera e dytë që Hamilton shpallet kampion bote i Formula 1, pas titullit të fituar në vitin 2008.

Vendi i tretë në renditjen e përgjithshme të pilotëve i takoi australianit Daniel Ricciardo (Red Bull) me 238 pikë, ndërkohë që ish-kampioni Sebastian Vettel (Red Bull) arriti të zë vetëm vendin e pestë këtë sezon (167 pikë).

Mercedesi pa konkurrencë triumfon në renditjen e konstruktorëve me 701 pikë, ndërsa në pozitat dy dhe tre gjenden Red Bull (405 pikë), respektivisht Williams (320 pikë). /Telegrafi/