Please enter at least 3 characters.

Leonardo DiCaprio tërheq vëmendjen me pamjen e tij të re gjatë pushimeve në Ibiza

Leonardo DiCaprio është fotografuar gjatë pushimeve në Ibiza, ku u shfaq pranë partneres së tij, modeles Vittoria Ceretti, dhe mikut të tij të ngushtë, aktorit Tobey Maguire.

Fituesi i çmimit Oscar, 51 vjeç, tërhoqi vëmendjen me pamjen e tij dukshëm më të dobët, duke rikthyer krahasimet me fizikun që kishte në vitet e hershme të karrierës.

I veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra blu, DiCaprio u pa duke drekuar në restorantin "Nudo", ndërsa mbante stilin e tij karakteristik me kapele dhe syze dielli, shkruan DailyMail.

Në krah të tij ishte Vittoria Ceretti, 28 vjeçe, e cila zgjodhi një veshje të bardhë verore, ndërsa grupit iu bashkuan edhe Tobey Maguire dhe stilistja Giorgia Tordini.

DiCaprio dhe Ceretti janë në një lidhje që prej vitit 2023 dhe vazhdojnë të shfaqen së bashku në dalje publike, ndërsa aktori duket se po shijon verën mes pushimeve në Mesdhe. /Telegrafi/