Lëndohet De Bruyne, këto janë takimet ku pritet të mungojë belgu
26/09/2016
Pas rezultateve të mira, tashmë vijnë edhe lajmet këqija për Manchester Cityn.
Pep Guardiola do jetë pa Kevin De Bruyne katër javët e ardhshme.
Belgu u lëndua në ndeshjen ndaj Swanseas dhe pritet të humbet ndeshjet ndaj Celtic e Barcelona në Ligën e Kampionëve dhe Tottenhamit, Evertonit e Sothamptonit në Ligën Premier.
De Bruyne deri më tani në këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka asistuar katër herë. /Telegrafi/


