Lëndimet ia ‘shkatërruan’ karrierën, Arsenali i ndërpren kontratën lojtarit
Takehiro Tomiyasu do të largohet nga Arsenali pasi klubi ka arritur një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës me mbrojtësin japonez, i cili ka pasur vështirësi me lëndimet. Sipas raportimit të BBC Sport, mbrojtësi japonez do të largohet pas katër vitesh në Arsenal, ku ka luajtur vetëm gjashtë minuta në sezonin e kaluar për shkak të një operacioni në gju.Ai nuk pritet të rikuperojë plotësisht për edhe pesë muaj dhe më parë ka patur një lëndim të ngjashëm në të njëjtin gju gjatë vitit 2023.Klubi ka arritur një marrëveshje me 26-vjeçarin për ndërprerjen e kontratës së tij, e cila ishte planifikuar të skadonte në vitin 2026, pra një vit para kohe.I njohur si një lojtar i besueshëm dhe mbrojtës i fortë, Tomiyasu nuk ka mundur të qëndrojë në formë të qëndrueshme, gjë që ka kufizuar kohën e tij në Londrën Veriore.Ai ka luajtur kryesisht në pozicionin e mbrojtësit të djathtë dhe me 42 paraqitje për Japoninë, ka mbuluar pozicione të ndryshme në mbrojtjen e Arsenalit.


