Please enter at least 3 characters.

Lekaj: Rrugët janë të qarkullueshme pa vështirësi

2017/12/Pal-Lekaj-foto-Ridvan-Slivova-05.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka bërë të ditur se kjo ministri është në kujdestari të vazhdueshme për të mundësuar lëvizjen e lirë për qytetarët, pas reshjeve të fundit të borës që kanë rënë në vend.

Lekaj në një njoftimi në profilin e tij, në rrjetin social Facebook, ka thënë se rrugët janë të qarkullueshme.

“Ministria e Infrastrukturës janë në kujdestari të vazhdueshme për të mundësuar lëvizjen e lirë për qytetarët tonë. Rrugët janë të qarkullueshme pa ndonjë vështirësi dhe komunikacioni është duke u zhvilluar normalisht”, ka shkruar Lekaj. /Telegrafi/