Please enter at least 3 characters.

Larg sharmit të zakonshëm, Bebe Rexha pozon pa makijazh duke treguar se si duket në përditshmëri

2021/03/bibibib.jpg

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi publikoi këngën e saj më të re, “Sacrifice”.

Ajo është duke shijuar suksesin e këtij projekti muzikor, që është pritur mirë nga mijëra fansa të saj anë e mbanë globit.

Rexha është gjithashtu mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Ajo është pa komplekse dhe nuk heziton që në të shumtën e rasteve, të shfaqet edhe pa makijazh në imazhet që i publikon për fansat.

Një gjë të tillë e bëri në fotografitë e fundit që këngëtarja i publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, ku shfaqej pa makijazh e me flokët e pakrehura, një dukje e saj e zakonshme në një ditë të lodhshme pas kamerave.

“Në veturë e mërzitur. Pa makijazh. Ngërçet. Flokët super kaçurrela. PMS (sindroma premenstruale) më erdhi disi në depresion. Çkemi”, shkroi Rexha në mbishkrimin e fotografive.

Ky postim i saj ka ngjallur reagime të shumta te fansat, të cilët në hapësirën për komente, e kanë komplimentuar për sinqeritetin që tregon gjithmonë me ta. /Telegrafi/