Please enter at least 3 characters.

LAMM: Në Tabanocë pritet 30 minuta, ndërsa në Bogorodicë rreth dy orë

24 orë në kufi me Serbinë

Shoferët që udhëtojnë sot për në Greqi përmes pikës kufitare "Bogorodica" po përballen me vonesa të gjata, pasi duhet të presin rreth dy orë për të dalë nga vendi. Sipas informacioneve të LAMM-it frekuenca e shtuar e automjeteve ka krijuar radhë në pikën kufitare, ndërsa në "Tabanocë" koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 30 minuta.

Në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM u bën apel shoferëve të rregullojnë shpejtësinë e tyre, të respektojnë sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe të ngasin me kujdes. Vëmendje e veçantë rekomandohet në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.

Rekomandohet drejtim i kujdesshëm i automjeteve, veçanërisht në seksionet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.