LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
lamm komunikacioni
lamm komunikacioni
12/12/2025
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata.
LAMM informon se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Delçevë.


