LAMM: Komunikacioni zhvillohet në rrugë me lagështi, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet në rrugë me lagështi
Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet në rrugë me lagështi
12/06/2026
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagura, informon Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM).
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.


