Please enter at least 3 characters.

LAMM: Komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore por pa ndalesa

2018/12/Rrugë-me-borë-2-me-llogo.png

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë mjaft të lagështa.

Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 50 metra ka në Prilep, Makedonski Brod dhe Pletvar.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.