Please enter at least 3 characters.

Lamborghini Huracan bëhet me 830 kuajfuqi (Foto)

2016/10/Lamborghini-Huracan-i-ri-bëhet-me-830-kuajfuqi-dhe-disa-ndryshime-pozitive-foto.jpg

Kompania gjermane për përpunime të veturave, Torado, ka bërë disa ndryshime në supërmakinën Huracan, për t’i dhënë pamje dhe fuqi më të madhe.

Në motorin e këtij Lamborghini nuk janë më 572 kuajfuqi, por 830, transmeton Telegrafi. Ndërsa, është hequr xhami i përparmë dhe është zëvendësuar më një më të pjerrët.

Pjesa e përparme është ulur për 35 milimetra, duke bërë që vetura të ketë pamje më të mprehtë.

Rrotat e para i kanë nga 20 inçë, kurse ato të pjesës së pasme janë për një inç më të gjëra. /Telegrafi/