Please enter at least 3 characters.

Lakers rikthehen te fitore, mposhtin Orlandon pas paraqitjes fantastike të Reaves

2023/03/austin-reaves-i-1679287411.jpg

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në NBA pas dy humbjeve të njëpasnjëshme.

Lakers kanë triumfuar para adhuruesve të vet ndaj Orlando Magic me gjashtë pikë diferencë 111:105.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante, por vendasit krijuan epërsi të hershme dhe deri në fund të ndeshjes arritën ta ruanin atë dhe të merrnin fitoren e 35-të këtë edicion.

Austin Reaves ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë sfidë duke shënuar 35 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime. Kjo ishte paraqitja më e mirë e Reaves në karrierën e tij në NBA.

D'Angelo Russell kontribuoi me 18 pikë, derisa Anthony Davis shtoi 15 pikë e 11 kërcime në fitoren e Lakers.

Te skuadra mysafire më efikasi ishte basketbollisti italian Paolo Banchero dhe ai gjerman Franz Wagner që e mbyllën ndeshjen me nga 21 pikë, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore në Crypto Arena. /Telegrafi/