Please enter at least 3 characters.

Lajme të mira për Vëllaznimin, rikthehet Genc Hoxha

2016/01/lajme-t-euml-mira-p-euml-r-v-euml-llaznimin-rikthehet-genc-hoxha_hd.jpg

Lajmin e konfirmoi për gazetën Olle edhe vetë Hoxha, i cili u shpreh optimist se kuqezinjtë do t’ia dalin që të mbeten në elitë.

“Kryesia e klubit e ka tërhequr vendimin dhe unë jam kthyer përsëri në krye të skuadrës. Gjërat na u janë vështirësuar në maksimum, mirëpo besoj që do t’ia dalim që ta mbajmë Vëllaznimin në Superligë”, deklaroi Hoxha.

Me kthimin e Hoxhës, skuadrës iu janë kthyer edhe futbollistët e formacionit bazë, të cilët nuk pranuan ta vazhdojnë kampionatin pa liderin e tyre. Të dielën, Vëllaznimi luan në udhëtim te Hajvalia.