Please enter at least 3 characters.

Labi vjen në duet me Fidan Ahmetin

2018/12/LabiFidani.jpg

Labinot Tahiri - Labi ka realizuar projektin e ri muzikor, të cilin e ka sjellë në bashkëpunim me këngëtarin Fidan Ahmeti.

Kënga mban titullin "Ja le zemrës pikë" dhe vjen e interpretuar mirë nga dy këngëtarët.

Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa videon e ka xhiruar produksioni RGB Entertainment.

Agon Neziri qëndron prapa kësaj kënge, pasi e ka realizuar muzikën dhe e ka bërë orkestrimin.

Tekstin e këngës "Ja le zemrës pikë" e ka shkruar Fadil Topalli.

Qëllimi i kësaj kënge, sipas Labit, është që të "relaksohet pakëz ndjenja në të cilën ndodhemi'.

Në njoftimin e mëhershëm për këtë këngë, këngëtari ka bërë të ditur se pas këtij projekti do të vijë me një baladë të re. /Telegrafi/