Kuvendi të hënën vazhdon debatin për dialogun me Serbinë
Kuvendi i Kosovës të hënën më datë 30 korrik do të mbajë vazhdimin e seancës plenare e cila u ndërpre dje për shkak të vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi.
Në këtë seancë do të shqyrtohen projektligjet që kanë mbetur nga seanca e kaluar si dhe do të vazhdohet debati për dialogun me Serbinë.
Në rend dite janë tetë pika, ndërkaq seanca do të nis në orën 10:00.
Rendi i ditës:11. Vazhdimi i debatit parlamentar për dialogun me Serbinë,12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale,13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë sëpajustifikueshme,14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,15. Propozimi i grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate përzëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.16. Shqyrtimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,18. Shqyrtimi i Raportit vjetor për vitin 2017 i Autoritetit Rregulltiv të KomunikimeveElektronike dhe Postare. /Telegrafi/


