Please enter at least 3 characters.

Kush janë artistët shqiptarë që do të ‘ndajnë’ skenën me Bregoviqin në ‘Festën e Birrës’ në Korçë?

2021/08/festaebirreskorce-234151999_978415299559258_790010947775831043_n-e1628800198207.jpg

Përkundër polemikave e reagimeve të shumta, ‘Festa e Birrës’ në Korçë do të mbahet me të ftuarin special, këngëtarin me identitet serb, Goran Bregoviq.

Për shkak të këtij të fundit të gjithë artistët nga Kosova anuluan pjesëmarrjen e tyre, pasi thuhej se në të kaluarën me këngët e tij u frymëzuan serbët për masakrat në vend.

Sidoqoftë, faqja zyrtare e ‘FestaeBirrësKorçë’ ka publikuar emrat e këngëtarëve shqiptarë të cilët do të performojnë e do ndajnë skenën me Bregoviq.

Cilët janë artistët që do të këndojnë në të njëjtën skenë me ish-frontmanin e bendit “Bijelo Dugme”?

Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi, Orgesa Zaimi - disa nga të famshmit që do të marrin pjesë në këtë eveniment.

Pjesë e tij do të jenë edhe Kamela Islamaj, Devis Xheraku, Endri dhe Stefi Prifti etj.

Theksojmë që ‘Festa e Birrës’ në Korçë do të mbahet nga 18-22 gusht.

Muzikanti, i cili ka qenë ndër emrat më të komentuar ditëve të fundit, do të interpretojë në natën e fundit të festivalit. /Telegrafi/