Please enter at least 3 characters.

​Kurti emëron dy zëvendësministra nga "Alternativa" e Mimoza Kusari-Lilës

2023/06/ZKM-19-6-2023-3.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të hënën dy zëvendësministra në dy dikastere të ndryshme.

Sipas njoftimit të Qeverisë, ish-zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, është emëruar zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve.

Ndërkaq, në pozitën e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, kryeministri ka emëruar Ali Tafarshikun.

“Kryeministri Kurti i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e ri, z. Dobruna dhe z. Tafarshiku”, thuhet në komunikatën për media.

Të dy zëvendësministrat e rinj vijnë nga partia "Alternativa", që udhëhiqet nga shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila./Telegrafi/