Please enter at least 3 characters.

Kur nuk keni nevojë për bizhuteri: Rroba ekstremisht të zbukuruara

2022/07/7u_jxXUUX.jpg

Disenjatorët kanë idenë për rrobat si plotësim me bizhuteri, andaj na sugjerojnë silueta të ndryshme mbresëlënëse

Ky stil është ideal për raste solemne dhe dalje mbrëmjeve.

Kreativiteti i artistëve të tekstilit dhe veshjeve na sjell një luks siluetash, i cili ndonjëherë është aq mbresëlënës sa që nuk ka nevojë për vathë apo qafore, transmeton Telegrafi.

Fustanet e mbrëmjeve janë pjesë e kësaj super skene, linjat janë të theksuara me kristale dhe me aplikacione të ngjashme.

Kur bizhuteria bëhet e sheshtë dhe “pushton” siluetën, është e qartë që fjala është për një gjë super luksoze.

Njëra nga ato të cilat e vlerëson këtë tip kreacioni është edhe diva Jennier Lopez.

Shtëpia e modës “Chanel” nga bizhuteria bën objekte të shumta veshjeje.

Manekinia Gigi Hadid i do tutat e pazakonta të cilat kanë stil pikniku dhe botë luksi.

Në vend se rreth qafe, inxhitë ndonjëherë vihen edhe në mëngë.

Fluturat dhe tonet natyrale shkojnë mirë në botën e stilit.

Dizajnerët Dolce & Gabbana shpesh hyjnë në këtë sferë të modës, shumë nga gjërat e tyre janë super të dekoruara.

Këto ditë verore nuk do e kishin lezetin e tyre pa ndonjë fustan të zi.

/Telegrafi/