Kur ëndrra bëhet realitet: Zhegrova, Krasniqi, Rrahmani dhe Hoxha do të luajnë kundër gjigantëve evropianë në Ligën e Kampionëve
Sot të 36 skuadrat kanë mësuar shorti e Ligës së Kampionëve që u mbajt në Monako. Kalendari aktual do të hartohet të shtunën më 31 gusht, ku do të dihet edhe renditja e ndeshjeve. Të gjitha ekipet shkojnë në një tabelë të ligës së madhe dhe tetë të parat kalojnë direkt në fazën tjetër, ndërsa mesi i tabelës hyn në play-off.Janë 14 lojtarë shqiptarë që do të luajnë në fazë e parë të Ligës së Kampionëve, prej tyre katër që kanë dal nga futbolli i Kosovës.
Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, do të ketë mundësinë të luajë me disa nga gjigantët e futbollit evropianë.Kjo pasi që Lille është shortuar me klube si Real Madrid, Liverpool, Juventus, Atletico Madrid, Feyenoord, Sporting Lisbona, Sturm Graz dhe Bologna.
Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci do të kenë mundësinë të tregojnë vetën në Ligën e Kampionëve.Krasniqi dhe Rrahmani që janë produkt i futbollit kosovar, ndërsa deri para një viti luanin me Ballkanin në Ligën e Konferencës, tani do të kenë mundësi të tregojnë vetën në garën më të madhe në botë për klube.


