Kupa në duart e Pejës
08/03/2015
Skuadra pejane pati avantazhin që nga fillimi e deri në fund në sfidës, të cilën arriti ta fitojë me katër pikë diferencë.
Në çerekun e parë, Peja krijoi avantazh të lartë (27:14), për të vazhduar me lojën e mirë edhe në çerekun e dytë, ashtu që gjysma e parë u mbyll me rezultat 41:29.
Kryeqytetasit u angazhuan në çerekun e tretë duke e ngushtuar rezultatin e që përfundoi me tetë pikë diferencë (58:50).
Drama e vërtetë ndodhi në çerekun e fundit. Prishtinasit arritën t’i afroheshin shumë kundërshtarit, madje deri në një pikë, porse dështuan në aksionin e tyre vendimtar dhe fitorja i takoi Pejës. /Telegrafi/


