")
Please enter at least 3 characters.

“Kukuta e Sokratit”, libri më i ri poetik i Sabri Hamitit

2018/12/Sabri-Hamiti.jpg

Plot 46 vjet pas botimit të vëllimit të parë me poezi, “Njeriu vdes i ri”, Sabri Hamiti - poet e prozator, esejist e dramatist, profesor letërsie e anëtar i Akademisë së Shkencave - nxori këto ditë në Tiranë librin më të ri poetik, “Kukuta e Sokratit”, i 10-ti me radhë në këtë zhanër letrar e i 42-ti në opusin e tij krijues.

Kurora poetike-lirike prej 70 poezish, të lidhura fort me ato të librit të parë, vjen në botim të ALBAS-it nga Tirana.

Libri sjell edhe 16 vizatime të reprodukuara të piktorit tonë të madh, Daut Berisha, që jeton në Paris.

Librat e tjerë poetikë nga ky autor janë:

1. Njeriu vdes i ri, 19722. Faqe e fund, 19733. Thikë harrimi, 19754. Trungu ilir, 19795. Leja e njohtimit 1985, 19856. Kaosmos, 19907. ABC, Albetare për fëmijë të rritur, 19948. Melankolia, 19999. Sympathia, Testamente për Urtakun, 2004

Po sivjet, Sabri Hamiti ka botuar te ASHAK-u librin me studime letrare, “Testamenti”. /Telegrafi/