Kthehen protestat në Shkup (Foto)
03/05/2016
Pas disa ditë ndërprerje për shkak të festës së Pashkëve, lëvizja qytetare ''Protestoj'' u është kthyer portestave në Shkup, me orar dhe itenerar të njejtë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kërkesa e tyre tashmë dihet, tërheqja e vendimit të kryetarit Ivanov për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime, si edhe shtyrja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 5 qershorit.
Protesta janë paralajmëruar edhe në qytete tjera. OJQ-të e ndryshme dhe opozita maqedonase zotohen se nuk do të ndalen së protestuari deri në plotësimin e kërkesave të tyre./Telegrafi/


