Please enter at least 3 characters.

Kryqi i kuq në Dibër shpërndanë ndihma humanitare për familjet me nevoja sociale

2016/01/hajnat-vjedhin-jorgan-euml-t-e-kryqit-t-euml-kuq_hd.jpg

Organizata komunale e Kryqit të Kuq në Dibër në bashkëpunim me Qendrën ndërkomunale për punë sociale, që e mbulon edhe komunën Qendra-Zhupë kanë shpërndarë ndihma humanitare për familjet me nevoja sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ekipet kanë vizituar nëntë familje, kryesisht me përbërje të pleqve dhe u kanë shpërndarë pako me ndihma ushqimore, batanije, ilaçe dhe preparate higjienike.

Kryqi i kuq në Dibër zotohet se do të vazhdojë të përcjellë situatën dhe të ofrojë ndihma për rastet me rrezik social, sidomos në këtë periudhë të motit të ligë./Telegrafi/