Please enter at least 3 characters.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi në Mitrovicë, pritet në takim nga nënkryetari Tahiri

2024/08/457091885_428730486870701_484089830667124453_n.jpg

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, gjatë ditës së sotme ka qenë në qytetin e Mitrovicës.

Ademi u prit në takim nga nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, shkruan Telegrafi.

Ata kanë diskutuar për infrastrukturën e futbollit në Mitrovicë.

“Sot kemi pritur në Mitrovicë kryetarin e FFK-së, Agim Ademin, me të cilin biseduam për infrastrukturën e futbollit në qytetin tonë”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka treguar se kanë diskutuar për të ardhmen e sportit në Mitrovicë, e cila sipas tij, do të jetë e mirë. /Telegrafi/