Please enter at least 3 characters.

Kryeministri Haradinaj viziton Tiranën

2017/09/Ramush-Haradinaj-13-shtator-foto-Ridvan-Slivova-8.jpg

Në vizitën e tij të parë zyrtare në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj sot mbërrin në Tiranë.

Në agjendë është parashikuar një takim me kryeministrin Edi Rama, takim që do të zhvillohet në “Pallatin e Brigadave”, vend ku do të bëhet dhe takimi përurues i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, nën kryesinë e dy kryeministrave.

Po ashtu, kreu i Qeverisë së Kosovës pritet të zhvillojë takime edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha, dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.