Please enter at least 3 characters.

Kryediplomati kroat po qëndron në Kosovë, sot takon Kurtin dhe Gërvallën

2023/05/Gordan-Grliq-Radman-minister-i-puneve-te-jashtme-i-Kroacise-foto-Ridvan-Slivova-1-e1683610354168.jpg

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliq-Radman është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Kryediplomatin kroat do ta presë në takim ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Përveç Gërvallës, Radman do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, me fillim nga ora 16:15.

Sipas njoftimit të MPJD-së, Radman ka arritur në Kosovë mbrëmë ku është pritur në Aeroportin e Prishtinës nga ministrja Gërvalla. /Telegrafi/